Bashkia e Tiranës vishet me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi, Yuri Kim falenderon Veliajn

08/04/2020 21:33

Bashkia e Tiranës është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi sepse është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën.

“Yjet e Shiritat e SHBA tek Fasada e Bashkisë Tiranë. Shume prej nesh kanë jetuar e studiuar në SHBA, kanë miq dhe njerëz të familjes atje.
Na dhemb në zemër kur shohim numrat në rritje të të prekurve nga koronavirusi dhe përpjekjen e jashtëzakonshme të miqve tanë amerikanë, në luftën ndaj #COVID19, si vendi më i prekur në botë sot nga kjo flamë.

Do ta fitojmë edhe këtë betejë! Forca”, ka shkruar Veliaj. Gjithashtu këtë gjest të Veliajt e ka falenderuar ambasadorja Yuri Kim, duke theksuar se pandeminë do ta kapërcejmë së bashku.

“Faleminderit kryetarit te Bashkisë, Erion Veliaj dhe  të gjithë shqiptarëve për miqësinë dhe solidaritetin tuaj. Do ta kapërcejmë këtë së bashku! “, ka shkruar Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA