26/12 22:29
Ka ndërruar jetë anëtarja e folk grupit Yorum në Turqi, Helin Bolek në moshën 28 vjecare.
Bolek vdiq në ditën e 288-të të grevës së urisë që po mbante. Ajo bashkë me kolegun e grupit Ibrahim Gokcek po mbanin greve urie pasi qeveria e Erdoganit ka futur në burg anëtarët e tjerë të Grupit, këngët dhe veprimtaria e të cilit ishin ndaluar në Turqi në vitin 2016.
Muzikantet me tendenca te majta shkruanin dhe performonin këngë proteste kundër trajtimit të regjimit të Erdogan ndaj gazetarëve, artistëve dhe të tjerëve që mendojnë ndryshe prej tij.
Top Channel