Familja në agoni teksa i riu vret veten gjatë izolimit të koronavirusit

03/04/2020 20:09

Daniel Furniss, 34 vjeç, ka vdekur pasi nuk përballoi dot izolimin në shtëpinë e tij në Hampshire, SHBA, thanë sot familjarët. Ai kishte diabet dhe ishte klasifikuar si person i rrezikuar.

Familjarët shtuan se Daniel, i cili vuante nga çrregullimi bipolar ka vrarë veten pasi nuk mund të përballonte vetë-izolimin e pandemisë së Covid-19.

Në ditët para vdekjes së tij 34-vjeçari shkruante në mediat sociale: “Nuk ka mjaftueshëm udhëzime për njerëzit me probleme të shëndetit mendor”.

Tashmë motra e tij Chelsea Furniss, 28 vjeçe, shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen njerëzit me probleme mendore, gjatë vetë-izolimit. “Ne ishim të shqetësuar për të dhe qëndronim në kontakt, u përpoqëm sa mundën për t’i bërë të qartë se mund të mbështetej te ne”.

“Më shumë duhet bërë për njerëzit që nuk mund të jetojnë në vetë-izolim dhe shpresojmë që rasti i Dan të rrisë ndërgjegjësimin për çështjen”.

Furniss nuk ishte i aftë për punë prej çrregullimit të tij mendor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel