Asnjë prej familjarëve që jetonin në epiqendrën italiane të koronavirusit Lombardi, nuk ishte probleme të tjera shëndetësore, sipas raportimeve.
Një familje prej katër personash është vrarë tragjikisht nga epidemia e koronavirusit të ri brenda një jave në Lombardi.
Familja ishte nga qyteza prodhuese e veres, Voghera.
I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertuçi, 86 vjeç, të premten më 27 mars.
Vdekja e tij u ndoq shpejt prej vdekjes së dy djemve të tij të identifikuar si 54-vjeçari Daniele dhe 46-vjeçari Claudio.
Ata të dy u sëmurën rreth 10 ditë më parë.
Ndërsa gruaja 77 vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtrët e tjerë të familjes, vdiq sot në mëngjes.
Sipas mediave lokale famija kishte shfaqur sipmtoma të njëjta të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Alfredo Bertuçi ishte një artizan i respketuar hekuri në zonë dhe i kishte kaluar zanatin e tij dy djemve, më i riu Claudio thoshte në një intervstë me gazetën lokale kohët e fundit: “Ndjeva që isha një hekurpunues i mirë vetëm pas 10 vjetësh në punë, të paktën në nivelin e babait tim. Ai ma mësoi këtë profesion.”
Miku i familjesh Massimo Giovanni Fasano tha: “Kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”.
Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale tha: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.
Top Channel