Në Australi, po testohet një vaksinë kundër tuberkulozit për të parë mund të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së trupit kundër koronavirusit.

Në Melburn, Australi, janë duke u bërë teste për të përcaktuar nëse një vaksinë 100-vjeçare kundër tuberkulozit, mund të mbrojë edhe kundër infeksioneve të rënda të coronavirusit, raporton agjencia e lajmeve Bloomberg.

Bacillus Calmette-Guerin (BCG) nuk përdoret vetëm si një vaksinë kundër tuberkulozit në shumë vende të botës, por gjithashtu konsiderohet një imunoterapi për kancerin e hershëm të fshikëzës dhe kjo duket se forcon gjithashtu sistemin imunitar të trupit.

Është e rëndësishme të dini nëse vaksina BCG mund të përdoret gjithashtu, nëse administrohet paraprakisht, për të lehtësuar sëmundjen tek njerëzit e infektuar me coronavirus.

“BCG mund të forcojë sistemin imunitar në mënyrë që të jetë më mirë në gjendje të mbrohet kundër një sërë infeksionesh të ndryshme”, tha Nigel Curtis nga Instituti i Kërkimeve për Fëmijët Murdoch në Melbourne, i cili drejton këtë testim.

Punonjësit e spitalit që janë bërë vullnetarë për studimin gjashtëmujor do të vaksinohen me BCG duke filluar nga e hëna. Një total prej 4,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Australi po marrin pjesë në studim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA