Video/ Momenti kur autori qëllon pa mëshirë në Turqi, nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa
Nevada në Las Vegas është vënë nën kritika së fundmi pas pupblikimit të një strehe për njerëzit pa shtëpi duke i vendosur të flenë në një parking për të respektuar distancimin shoqëror.
Kjo u bë pasi një prej tyre që flinte në strehën e kishe katolike rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri çka shkaktoi mbylljen e saj.
Sipas CNN, rreth 500 të pastrehë kanë mbetur jashtë në kohën e karantinës së epidemisë dhe bashkia është detyruar t’i vendosë në parkingun e qendrës Cashman Centre.
Përfaqësuesi i bashkisë së City of Las Vegas, David Riggleman, tha: “Ishte shumë e vështirë t’ipastronim e dezinfektonim kështu që përdorëm këtë hapësirë për t’i mbajtur të sigurtë.”
Imazhet e postuara në rrjetet sociale sollën reagime përçmuese nga shumë qytetarë.
Top Channel