Nju Jorku ka nevojë për punonjës shëndetësorë

31/03/2020 05:17

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka bërë një lutje për punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë SHBA-në, për ta ndihmuar shtetin e tij, pasi është goditur më së rëndi nga përhapja e koronavirusit.

“Nëse nuk keni një krizë të kujdesit shëndetësor në komunitetin tuaj, ju lutemi ejani në Nju Jork dhe na ndihmoni. Ne kemi nevojë për përkrahje”, ka thënë Cuomo.

Infeksionet në këtë shtet janë rritur në 66.497 raste me gjithsej 1,218 vdekje. Cuomo përsëriti paralajmërimet e tij se në Nju Jork së shpejti do të përfundojnë pajisjet kritike mjekësore.

Top Channel