Kombeve të Bashkuara kërkojnë 1,500 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

31/03/2020 05:34

Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar 1.500 miliardë dollarë për vendet në zhvillim dhe një lehtësim të borxhit prej 1.000 miliardë dollarë për këtë vit për t’i ndihmuar që të përballen me pandeminë e koronvirusit.

Në një studim të lëshuar sot, Kombet e Bashkuara theksojnë se është “gjithnjë e më e vështirë të parashikosh” efektet në ekonomi të pandemisë, por gjithashtu se “është e qartë se gjërat po keqësohen në ekonominë e vendeve në zhvillim”.

Sipas këtyre ekspertëve, vendet në zhvillim, përveç Kinës Indisë, do të përballen me probleme serioze për shkak të pandemisë.

Top Channel