Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik
Ka gjetur shpërndarje të gjerë në rrjet dhe mijëra pëlqime, një video ku shfaqen policët e qytetit të Girona-s në Spanjë, të cilët pasi ndalen para një spitali lokal, duartrokasin të gjithë për stafin e mjekëve dhe infermierëve.
Gjesti në fjalë u bë për t’i falenderuar ata mbi punën e tyre të palodhshme, ndërkohë që numri i të infektuarëve sa vjen dhe rritet më shumë. Vetëm në fund të ditës së djeshme u konfirmuan 85.000 raste në Spanjë, e cila zë vendin e tretë të rasteve në botë pas SHBA-së dhe Italisë.
Spitalet janë të tejmbushura me pacientë ndërsa personeli ankohet për mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse, sipas raportimeve.
Top Channel