5,000 raste të konfirmuara koronavirusi në kontinentin e Afrikës

31/03/2020 15:35

Qendra afrikane për kontrollin e parandalimn e sëmundjeve tha sot se 47 nga 54 shtetet e kontinentit kanë konfirmuar raste të epidemisë së koronavirusit të ri, në një numër total prej 5,255, ku përfshihen dhe 173 vdekje.

Agjencia shton se mungesa e materialeve dhe testuesve bën që numri i vërtetë të llogaritet më i lartë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, vendi me numrin më të madh të rasteve me 1,326, tha se do të nisë një program testimesh masive me rreth 10,000 punonjës në terren që do të shkojnë derë më derë.

Uganda dhe Botsëana janë vendet më të fundit afrikane që kanë vendosur masa bllokimi të qyteteve për parandalimin e epidemisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel