1 vit burg në Korenë e Jugut për ata që nuk respektojnë rregullat e vetëkarantinimit

31/03/2020 11:17

Kush nuk respekton rregullat e karantinës në Korenë e Jugut rrezikon deri në 1 vit burg ose gjobë 8200 dollarë.

Kjo sipas ligjit të ri të miratuar për emergjencat e koronavirusit dhe hyn në fuqi që nga data 5 prill.

Koreja e Jugut ka  9.661 persona të prekur, nga ku 158 në kanë gjetur vdekjen.

COVID-19 në Korenë e Jugut shpërtheu në të njëjtën kohë më Italinë më 21 shkurt, por ndryshe nga kjo e fundit duket se mundi ta mbajë disi më ndryshe nën kontroll. Arsyet janë dy, koreano jugorët ndoqën strategjinë e testimit masiv dhe kontrollit të lëvizjeve.

Top Channel