Zvicra i shpall luftë koronavirusit/ Kredi pa interes deri në 500 mijë franga, në disa minuta

30/03/2020 17:34

Zvicra i ka shpallur “luftë” koronavirusit me planet e para ekonomike për të përballuar krizën që pritet të shkaktojë epidemia.

Ministri i Financave Ueli Maurer ka prezantuar një pako shpëtimi pas takimit me 300 shefat e bankave në Zvicër.

Ministria ka vënë 20 miliardë franga në Zvicër për të ndihmuar bizneset, duke u mundësuar të marrin kredi pa interes deri në 500,000 CHF brenda 30 minutave.
Pas prezantimit të ofertës, kanë ndodhur 10 mijë aplikime nga bizneset në 36 orët e para.

Top Channel