Salvini falënderon Ramën, vlerëson ndihmën e Shqipërisë për Italinë

30/03/2020 11:34

Ish-zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, e vlerësoi së tepërmi gjestin e Shqipërisë për të ndihmuar Italianë në këtë moment të keq për shkak të COVID-19.

Salvini e përmendi këtë fakt gjatë programit të famshëm televiziv Non è la d’Urso, e më pas, edhe në rrjetet sociale.

“E mora personalisht ne telefon kryeministrin shqiptar për ta falenderuar atë dhe popullin e tij për mirënjohjen e treguar nëpërmjet nisjes së 30 mjekëve dhe materialeve mjekësore në Itali. Ky ishte një leksion për Europën që mbylli njërin sy, dhe priti 15 ditë ndërkohë që njerëzit vdisnin”, shprehet ai.

Ai premtoi se kur emergjenca të ketë marrë fund, do të vizitojë Shqipërinë. Prekja nga pandemia COVID-19 e gjen Shqipërinë me kapacitete të munguara mjekësh dhe infermierësh si pasojë e emigrimit të tyre kryesisht në Gjermani, por edhe në vende të tjera të BE-së. Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert në Tiranë, deri në vitin 2018, në Gjermania ka pasur 521 mjekë të punësuar nga Shqipëria.

Pavarësisht kësaj situate megjithatë, një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria u nisën këtë fundjavë drejt Bergamos, qytetit më të prekur nga koronavirusi jo vetëm në Itali, porn ë mbarë botën. Vetëm aty shënohen 9 mijë të vdekur. Qeveria e Tiranës mori vendimin për t’i nisur dhe paguar nga buxheti i shtetit për një muaj qëndrim atje, me një shumë prej 11 milionë lekë (€ 90.164 ) për gjithë ekipin.

Ata u pritën në Romë nga Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, i cili e vlerësoi gjestin e qeverisë së Tiranës si një “solidaritet të dëshmuar nga Shqipëria, një vlerë e përbashkët mbi të cilën ka lindur BE dhe që po ua kujton shumë vendeve të BE-së në këto momente”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA