Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë 06/11 22:49
Një avion është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar në Manila të Filipineve, duke vrarë të tetë njerëzit që ishin në bord.
Avioni shpërtheu në një top gjigand zjari gjatë ngritjes dje rreth orës lokale 20.30 (12.30 ora shqiptare).
Të tetë njerëzit që gjendeshin në bordin e avionit të vogël që udhëtonte drejt Haneda në Japoni, u vranë.
Avioni ishte angazhuar nga qeveria dhe mbante furnizime mjekësore për krizën e koronavirusit.
Pamjet nga vendi i përplasjes tregonin flakë të mëdha teksa shërbimet e emergjencës afroheshin për të dhënë ndihmë.
Më vonë dolën dhe pamjet e mbetjeve të avionit,i cili ishte shkatërruar tërësisht së bashku me një pjesë të asfaltit të pistës.
Top Channel