“Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”/ Pozitiv me koronavirus, kryeministri Johson qeveris i izoluar në shtëpi

30/03/2020 13:36

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri britanik Boris Johson u ka bërë thirrje shtetasve britanikë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë distancimin social.

“Kam qenë duke punuar nga shtëpia dhe po vazhdoj të udhëheq që këtu kundpërgjigjen e qeverisë ndaj koronavirusit. Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë”, shkruan Johnson.

Ju kujtojmë se 56-vjeçari u diagostikua së fundmi me koronavirus. Ju kujtojmë se për të sensibilizuar masën e gjerë, Johson u shkroi një letër familjeve:

““Gjërat do të përkeqësohen akoma më tej para se të fillojë përmirësimi. Ky është mesazhi që kryeministri Johnson ka dhënë në letrën e tij drejtuar 30 milionë familjeve në mbretërinë e bashkuar e në të cilën flitet për të tjera masa kufizuese dhe rregulla për distancim social. Që nga fillimi tentuam të implementojmë masat e duhura në momentin e duhur e nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo do të jetë këshilla e shkencëtarëve dhe mjekëve.”

Johnson është në vetizolim pasi rezultoi pozitiv për Covid 19 dhe thotë se kufizime akoma më strikte do të vendosen nëse do të jetë e nevojshme. Britanikët do të marrin përveç letrës së tij edhe një fletëpalosje me rregullat e plota të qeverisë për daljen nga shtëpia dhe informacionet shëndetësore.

Kjo pason kritikat në lidhje me qartësinë e këshillave qeveritare deri më tani.

Masa të rrepta për të luftuar koronavirusin janë marrë, mes tyre ndalimi i tubimeve publike të dy apo më shumë personave dhe mbyllja e dyqaneve që shesin mallra jo të domosdoshme. Ekspertët kanë thënë se presin që numri i rasteve të koronavirusit dhe viktimave, të vazhdojë të rritet për dy apo tre javët e ardhshme para se efektet e masave të distancimit social dhe kufizimet në jetën e përditshme të fillojnë të japin rezultat.
  “Pse nuk i zbatuan edhe vetë?”/ Kryeministri Johnson dhe zyrtarë të mjekësisë me koronavirus; kritikohen se nuk mbajtën distancë

Top Channel