Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore.
Shërbimi inteligjent izraelit, Mossad, bleu 10 milionë maska mbrojtëse mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e koronavirusit më shumë se një javë më parë nën udhëheqjen e Drejtorit Yossi Cohen, mëson gazeta “The Jerusalem Post”.
Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, “The Jerusalem Post” nuk mund ta raportonte njoftimin deri të hënën kur ato arritën në Izrael, por bëri të ditur në një raportim të premten që, blerjet e reja ishin në rrugë e sipër për të ardhur.
Përveç 10 milionë maskave mjekësore, Mossad solli disa duzina ventilatorë, dhjetëra mijëra komplete testimi, rreth 25,000 maska kirurgjikale N95 që janë krijuar për të mbrojtur ata që i veshin nga grimcat e ajrit dhe nga lëngjet, dhe pritet të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore për vendin. Cohen po drejton një qendër të veçantë komanduese së bashku me njësitë e tjera të sigurisë kombëtare dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Të martën e kaluar, Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se Cohen po merrte përsipër përpjekjet e vendit për të blerë pajisje mjekësore nga jashtë.
Cohen arriti të sillte në Izrael 100,000 kite testesh në vend dy javë më parë, me rreth katër milionë janë në rrugë e sipër për të ardhur.
“The Jerusalem Post” mësoi në atë kohë që kitet ishin marrë nga vendet me të cilat Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike. Një raport i Al Jazeera thotë se vendet ishin në Gjirin Persik, që mund të ishte dhe një arsye pse Mossad e mori përsipër.
Top Channel