Studiuesit gjermanë thanë sot se do të nisin lëshimin e ‘çertifikatave të imunitetit’ ndaj koronavirusit të ri, për të lejuar daljen nga karantina të qytetarëve të shëruar, teksa përballimi i krizës nga kancelarja Angela Merkel duket se po shton mbështetjen për të në sondazhe.
Antitrupat e secilit do të tregojnë nëse njerëzit e prekur janë tashmë të mbrojtur nga virusi dhe mund të rikthehen në forcën punëtore të vendit. Kërkuesit thonë se për këtë do të testojnë 100,000 anëtarë të publikut njëherësh, duke lëshuar dokumentin për ata që e kanë kaluar virusin.
Më pas informacione do të përdoren për mbylljen sa më të lehtë të bllokadës me rihapjen e shkollave dhe lejimin e grumbullimeve publike.
Çertifikatat e imunitetit janë pjesë e një projekti të qendrës infektive Helmholtz në Braunschëeig ku analizat e gjakut do të tregojnë për prodhimin e antitrupave të koronavirusit në publikun e gjerë, raporton e përditshmja Der Spiegel.
“Ata që janë të imunizuar do të marrin çertifikatën dhe nuk do të kenë kufizime në aktivitetin e tyre”, tha epidemiologu Gerard Krause. Testet do të japin një ide më të saktë se sa njerëz janë të infektuar pasi në Gjermani e vende të tjera me popullatë të madhe kanë shumë nejrëz që mudn të jenë infektuar pa e ditur.
Megjithse ka numrin e pestë më të madh të të infektuarve në botë, Gjermania ka përqindjen më të vogël të vdekjeve, që i është atribuar regjimit të testimeve të shumta.
Avionë ushtarakë gjermanë kanë marrë dje disa dhjetra pacientë koronavirusi nga Franca lindore që është një nga zonat më të goditura. Edhe një numër pacientësh nga Lombardia po kurohen në Gjermani.
Përballja e qeverisë me pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar rritje të mbështetjes ndaj kancelares Angela Merkel, që prej nisjes së epidemisë në rreth 35 përqind.
Top Channel