Covid-19/ Treni i shpejtë shndërrohet në spital, pacientët në Francë lëvizen edhe me helikopter

30/03/2020 11:08

Pacientët e prekur nga koronavirusi në Francë po transportohen me trenin e shpejtë TGV, i cili është i pajisur me të gjitha pajiset mjekësore.

Mësohet se pacientët pozitivë po dërgohen nga lindja e vendit që është goditur më së shumti, në drejtim të pjesës perëndimore. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, deklaroi se treni-spital TGV është i pari në Evropë që po kryen të tilla transportime.

Pacientët e parë janë futur në tren në orët e para të mëngjesit, ku me autoambulanca janë sjellë në stacionin e trenit në Salzburg në rajonin Alzas, që po konsiderohet si rajoni që është goditur më së shumti nga epidemia. Njëzet pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të dërgohen nga Salzburgu për në spitalet e pjesës perëndimore, më saktësisht nëpër spitalet e qyteteve Anze, Le Man, Nant e të tjera.

Ata janë sistemuar në pesë vagonë që janë shndërruar në repart të kujdesit intensiv, kurse në çdo vagon gjendet ekipi mjekësorë, anestesteziologu, internisti dhe tre mjekë të tjerë. Afro 50 anëtarë të personelit logjistik dhe mjekësor po marrin pjesë në këtë aksion.

Operacione të tjera të evakuimit po kryhen edhe me forcat ajrore, që po i dërgojnë të sëmurët nëpër spitale edhe me helikopterë.

Top Channel