Buxhetet humanitare preken rëndë, Suedia dhe Gjermania ulin ndihmat, i japin prioritet Ukrainës dhe mbrojtjes
Një çift të moshuarish në Spanjë duket se kishin bërë një pakt të zymtë vetëvrasje mes tmerrit të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin.
Trupi pa jetë i gruas 82-vjeçare u gjet mbi atë të të shoqit me paaftësi, 86 vjeçar, i cili u gjet i gjallë por kishte plagë të rënda thike, në shtëpinë e tyre në Tenerife.
Policët e shokuar në ishullin turistik po hetojnë nëse ata i dhanë fund jetës së tyre prej krizës së koronavirusit.
Çifti vdiq në shtëpinë e tyre të dytë, teksa vinin aty për pushime nga rajoni Bask.
Policia beson se gruaja ka goditur e para me thikë të shoqin dhe mëpas veten, por duke e bërë këtë ajo duket se ka rrëshkitur duke goditur kokën, prandaj ka vdekur ose nga goditja ose nga humbja e gjakut.
Çifti njiheshin në qytezën e Los Cristianos teksa frekuentonin shpesh barin e qendrës së komunitetit.
Flamuret spanjolle ishin sot ne gjysme shtize ne te gjithe vendin teksa numerohen 7340 viktima nga koronavirusi vrases.
Top Channel