Alarmi i dhunës shtëpiake gjatë karantinës në Britani; Një 69 vjeçar e një 40 vjeçar vrasin gratë

30/03/2020 18:20

Britania njoftoi sot dy vrasjet e para prej mbylljes në karantinë, teksa një burrë në Uells u akuzua për vrasjen e gruas së tij, ndërsa një ish-ushtarak gjithashtu i mori jetën të shoqes në një sulm brutal me thikë.

Vdekjet vijnë në ditën e shtatë të bllokadës së paprecedentë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithse aktivistët e të drejtave kanë bërë të qartë se masa do e bëjë edhe më të vështirë për familjet që rrezikohen nga dhuna shtëpiake.

Bashkëshorti 69 vjeçar Anthony Williams, Brynglas, në jug të Uellsit, doli sot në gjyq për vrasjen e gruas së tij gjatë izolimit. Ai u arrestua pasi policia gjeti gruan e tij Ruth Williams, 67 vjeçe, pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Çifti ishte i martuar prej 45 vjetësh dhe fqinjët thanë se ata dukeshin të devotshëm ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa në Angli, në South Yorkshire, një infermiere 31 vjeçare Victoria Woodhall, u qëllua shumë herë me thikë jashtë shtëpisë së saj nga bashkëshorti Craig Woodhall, ish ushtarak, i cili u largua nga skena e krimit bashkë me dy djemtë dhe vajzën e çiftit, para se të arrestohej më vonë nga policia. Fëmijët nuk u lënduan.

Një nga fqinjët kishte telefonuar policinë duke thënë se zonja Ëoodhall ishte vrarë ‘në rrugë para të gjithëve’.
Policia e South Yorkshire tha: “Një burrë 40 vjeçar është ndaluar për vrasjen e një 31 vjeçareje në një sulm me thikë në Barnsley. Shërbimet e emergjencës erdhën në vendngjarje pak para orës 17.00 por gruaja u shpall e vdekur në vend”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA