Momentet shokuese kur dreri i plagosur kthehet e sulmon gjuetarin duke e shkelur me thundra (foto-video)
26/11 15:23
Një mjek në Kaliforni, i cili punon në frontin e parë të luftës për të kuruar pacientët e prekur nga koronavirusi është duke u vetëizoluar nga familja e tij, pasi përfundon turnet e stërgjatura në spital.
Doktor Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë me qëllim që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse. Doktori e ka ngritur tendën brenda garazhdit të tij dhe shkon çdo natë të flejë atje pas një dite pune të lodhshme.
“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruan Cheng në Facebook.
Top Channel