Foto/ Brenda mega-spitalit të parë koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar

28/03/2020 14:14

Imazhe të pabesueshme nga brenda Qendrës ExCeL tregojnë punën ndërtimore për shndërrimin e qendrës së ekspozitës në spitalin koronavirus urgjent të Londrës.

Qendra London ExCeL do të krijojë mijëra shtretër të rinj për të sëmurët me COVID-19, të kompletuara me oksigjen, ventilatorë dhe pajisje të tjera kryesore në betejën kundër virusit vdekjeprurës.

Qendra e ekspozitës, në Lindjen e Londrës, do të bëhet Spitali NHS Nightingale.

Para se shkalla e krizës të bëhej e qartë, Mbretëria e Bashkuar besohej se kishte një nga proporcionet më të ulëta të njësive të kujdesit intensiv në Evropë, por shefi ekzekutiv i NHS në Angli Sir Simon Stevens thotë se 33,000 shtretër tani janë në dispozicion për pacientët COVID-19.

Më pak se 4,000 njerëz në Londër janë infektuar nga virusi, sipas shifrave të fundit të qeverisë. Të paktën 180 njerëz në qytet kanë vdekur.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA