I riu përballet me 15 vjet burg për infektimin e 11 njerëzve me koronavirus

27/03/2020 20:58

24 vjeçari Eric Torales, mori pjesë në një festë në Buenos Aires pas kthimit nga SHBA, dhe infektoi 11 njerëz me Covid-19, duke përfshirë dhe një vajzë 15-vjeçare e dy të moshuar.

Ai shkoi në festën e ditëlindjes së disa miqve të familjes një ditë pasi qeveria kishte vendosur ligjin e vetëkarantinimit të të gjithë personave që kthehen nga vende të prekura prej virusit.

Eric tashmë përballet me 15 vjet burg nëse prokurorët provojnë se ai ka shkelur me vetëdije karantinën.

Një ditë pas kthimit nga SHBA më 13 mars, ai ishte në festën në Moreno, raporton rrjeti lokal Todo Noticias , ku merrnin pjesë rreth 100 vetë.

Pesë ditë më vonë ai nisi problemet respiratore para se shtrohej në repartin e kujdesit intensiv me koronavirus.

Tashmë pas daljes nga spitali Torales është vendosur në arrest shtëpie nga autoritetet argjentinase teksa ato përgatisin akuzat për shpërndarje të qëllimshme të virusit.
Argjentina ka një total prej 589 raste koronavirusi dhe 13 viktima prej tij.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA