Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi shpesh herë është në vëmendjen e mediave për veprimet apo deklaratat e tij. Së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen janë disa foto të publikuara nga Gjuzi në Facebook ku shihet së bashku me nipërit e tij në Fushë-Krujë.
Në Facebook-un personal që mesa duket deputeti ia ka besuar për menaxhim një personi tjetër shkruhet: “KUJTIM GJUZI djeg CONVID19 ne fushkruj me nipat e tij.”
Në foto Gjuzi shihet se në duar mban bukë një qepë teksa rrotullon një dash në hellë. Në këtë situatë që po kalon vendi me CoVid-19, duke se as Gjuzi nuk i ka respektuar masat e karantinës dhe ruajtjes së distancës.
Kujtojmë se CoVid-19 ka mbërritur edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi në Facebook se ai dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me CoVid-19. Pikërisht disa ditë më parë Alimadhi u filmua teksa shkelte karantinë.
Top Channel