Sot 45 ditë tubim në Tiranë/ Protestuesit mbyllin fjalimet përpara Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit
Lidhur me shkeljet dhe përvetësimin e fondeve në filialin e Postës së Durrësit, mësohet se dje ka bërë një kallëzim penal edhe drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, e cila e ka dërguar denoncimin në Prokurori me postë, një ditë para shkarkimit të saj.
Në këtë kallëzim, ajo akuzon shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola D. për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh. Në pretendimet e saj, mësohet se Mataj kishte sinjalizuar që në muajin mars pranë Administratorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare për veprime që i konsideronte abuzive nga ana e shefes së financës dhe arkëtares, duke kërkuar edhe masa administrative ndaj tyre. Ajo mohon të ketë pasur akses në tërheqjen e fondeve nga arka e filialit apo në filialet bankare.
Ndaj drejtoreshës Mataj, shefes së financës Duni, arkëtares kryesore të filialit dhe punonjësve të tjerë të dyshuar ka bërë kallëzim penal, një ditë më parë, edhe Posta Shqiptare.
Top Channel