Sot 45 ditë tubim në Tiranë, protestuesit mbajnë fjalime përpara kryeministrisë/ Aktivistja: Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij Federata e Punonjësve të Transportit dhe e Telekomunikacionit kundërshton ndryshimet në Kodin Rrugor, ku një nga pikat që shihet si diskriminuese prej tyre është heqja përgjithmonë e lejes së drejtimit kur drejtuesi i automjetit kapet me konsum alkooli mbi normat e lejuara apo është konsumator i substancave narkotike.
“Ne do ta ndjekim juridikisht për ta kundërshtuar këtë pikë, pasi është diskriminuese për të rinjtë”, tha Tonin Gjinaj, sekretar i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit.
Përfaqësues të Federatës thonë se mungesa e konsultimit publik dëmton procesin e hartimit të ligjeve. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të konsultohet me grupet e interesit për çdo nismë ligjore që prek të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve.
Top Channel