Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet
Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se nuk tërhiqen deri në shtator.
Protestuesit kanë nisur fillimisht të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas u vendosën përpara Kryeministrisë.
Aktivistja Luçiana Kokaj tha se “të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”.
“Sot janë mbledhur qytetarë në Bruksel për t’i treguar marta Kos sesi qëndron e vërteta e qeverisjes shqiptare. Si gjithë këto ditë që nuk kemi qenë vetëm me eurodeputetë dhe zv. presidentin e PE, ambasadorë edhe sot ata kanë ardhur të na mbështesin në Bruksel.
Kryetari i studentëve europianë ka qenë në Bruksel me protestuesit dhe jo në konferencën e kryeministrit. Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”, tha ajo.
Për herë të parë, një ditë më parë, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Dje u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.
Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit pritet të zhvillojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.
Top Channel