Një punonjës i spitalit të New York ku mjekët ishin fotografuar të vishnin qese plastike prej mungesës së veshjeve mbrojtëse, ka vdekur dje nga koronavirusi i ri.
48 vjeçari Kious Kelly, vdiq në spitali Mount Sinai West në Manhattan ku punonte, pas shtrimit me koronavirusin e ri, shkruan New York Post.
Kelly ishte asistent menaxher i infermierëve në spitalin që ashtu si të tjerë në Neë York është gositur nga mungesa urgjente e pajisjeve mbrojtëse për stafin, si maska dhe veshje izoluese.
Disa foto shokuese të postuara jë ditë më parë tregonin tre infermiere në këtë spital që ishin veshur me qese të zeza mbeturinash si masë e përkohshme.
“S’ka më veshje mbrojtëse në të gjithë spitalin … ja ç’po bëjnë infermierët në mungesë të tyre”, komentohej në foto.
Të paktën katër anëtarë të stafit që punonin me Kelly gjithashtu janë pozitivë me koronavirus dhe po trajtohen.
New York është tashmë epiqendra e epidemisë në SHBA me 30,811 raste të konfirmuara, rreth 18,000 janë vetëm në New York City.
Top Channel