Ulet numri i vdekjeve në Spanjë/ 498 viktima në 24 orët e fundit

26/03/2020 17:29

Numri i vdekjeve në Spanjë vazhdon të jetë i lartë, por është dita e dytë radhazi që ka pasur rënie.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 498 viktima edhe pse një numër i lartë kjo është dita e dytë që ka rënie dhe dita e katërt më e lartë.

Shifrat e fundit ishin 539 viktima më 23, 680 më 24 dhe 656 ditën e djeshme.

Spanja është vendi i dytë pas Italisë me më shumë vdekje nga Koronavirusi ku shifra deri më tani është 4145.

Të prekur në total janë 56197 ndërsa të shëruar 7015.

/A.P/

Top Channel