SHBA-ja akuzon Maduron për narko-terrorizëm, 15 milionë dollarë për kapjen e tij

26/03/2020 17:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë për vepra penale që lidhen me trafikim të drogës.

SHBA ka ofruar 15 milionë dollarë për këdo që ofron informacione të nevojshme për arrestimin e Maduros.

Kjo është bërë publike nga Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, Ëilliam Barr, ku ndër të tjera u tha se përveç shumë së majme të parave për arrestimin e Maduros, SHBAofron edhe 10 milionë dollarë për informacione për secilin nga bashkëpunëtorët e Maduros, konkretisht për Diosdado Cabello Rondón, President e Asamblesë Kushtetuese; Gjeneralin Hugo Carvajal Barrios, ish-drjetorin e Shërbimit Informativ Ushtarak; Clíver Alcalá Cordones, Gjeneral Major i dalë në pension; dhe Tareck Zaidan El Aissami Maddah, Ministër i Industrisë.

“Sot, SHBA shpalli shpërblimet për të vënë para drejtësisë zyrtarët e regjimit të Maduros. Njerëzit në Venezuelë meritojnë një qeveri transparente, të përgjegjshme, dhe përfaqësuese, që i shërben nevojave të popullit”, reagoi në Tëitter, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Top Channel