Menduan se kishte bajame, infektohet me koronavirus 10 vjeçarja në Britani

26/03/2020 18:31

Një vajzë 10 vjeçare, nga Plymouth i Britanisë, që nuk  shfaqte të gjitha simptomat, është diagnostikuar nga koronavirusi i ri, konfirmoi shkolla ku vogëlushja merrte mësim. Fëmija fillimisht filloi të ankohej nga temperatura e lartë, që shpesh i shkonte edhe 41 gradë Celsius, shkruajnë mediat e huaja. Prindërit dhe stafi i shkollës, besonte se vogëlushja ishte e sëmurë me bajame, pasi ajo kishte vetëm temperaturë dhe nuk shfaqte simptomat e tjera të virusit korona, siç janë ethet dhe kolla e thatë.

Por, pasi e mitura shkoi për t’u vizituar tek mjeku, mësoi se ishte e infektuar me virusin famëkeq. Bordi drejtues i shkollës, i shqetësuar nga ky rast, i ka dërguar mesazh prindërve të tjerë që të ruajnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. Në këto ditë të vështira që po kalon bota si pasojë e koronavirusit. Rasti i vogëlushes shërbeu si kambanë alarmi dhe për shkollat e tjera të zonës, të cilat po ashtu i dërguan prindërve mesazh që të kujdeseshin për të vegjlit e tyre.

“Shpresojmë se ky është fillimi i shërimit të saj. Antibiotikët nuk ndihmuan me këtë virus dhe prindërit kanë qenë në gjendje t’i japin vogëlushes vetëm paracetamol”, janë shprehur drejtuesit e shkollës.

Aktualisht e mitura ndodhet në spital dhe gjendja e saj është e qëndrueshme, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel