28/11 16:30
Më shumë se gjysmë milionë njerëz kishin nënshkruar për të ndihmuar si vullnetarë në sistemin shëndetësor në Britani, ku vazhdon beteja e ashpër me epideminë e koronavirusit të ri.
Shërbimi shëndetësor dhe kryeministri Boris Johnson falenderuan qytetarët teksa numri kaloi shpejt çerek milionin e kërkuar nga ministri i shëndetësisë Matt Hancock për të ndihmuar 1.5 milionë njerëz të izoluar për 12 javë.
Kryeministri Johnson tha se dëshironte të ofronte “një falenderim të veçantë për ata që dolën vullnetarë për të ndihmuar sistemin shëndetësor”.
Top Channel