Më shumë se 60 persona në gjendje të rëndë/ Shkon në 25 numri i viktimave në Greqi
26/03/2020 15:10
Ka shkuar në 25 numri i vdekjeve nga Covid-19 në Greqi.
Viktima e fundit është një 70-vjeçar nga Glifadha e Athinës.
Parashikohet të ketë një shtim të ndjeshëm të jetëve të humbura, pasi në gjendje të rëndë në spital ndodhen më shumë se 60 vetë, të lidhur me respiratorë. Mësohet se jo të gjithë kanë sëmundje bashkëshoqëruese, çka ka shqetësuar së tepërmi mjekët.
Deri më tani raportohen 821 të prekur në Greqi dhe 25 viktima.
Thuhet se ka efekt mbi Covid-19, mbërrin në Greqi medikamenti i porositur nga India
Top Channel