Marina SHBA raporton rastet e para koronavirusi në bordin e luftanijes

26/03/2020 15:04

Tre marinarë të aeroplambajtëses amerikane Theodore Roosevelt e dislokuar në paqësor, kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri disa ditë pasi morën turnin e tyre në luftanije, tha kreu në detyrë i marinës Thomas Modly për gazetarët në Pentagon.

Ky ishte rasti i parë i infektimeve me koronavirus e një anijeje të ushtrisë në det, ndërsa autoritete shtuan se deri tani nuk ka raste të tilla në nëndetëset.

Aeroplanmbajtësja Roosevelt ka bërë ndalesën e fundit në portin e Danang, Vietnam, rreth 15 ditë më parë, tha Admiral Michael Gilday duke shtuar se atëherë në Vietnam kishte vetëm 16 raste me semundjen.

Marina tha se ka identifikuar anëtarët e tjerë të ekuipazhit që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe i ka vendosur në karantinë.
Luftanija USS Roosevelt ka një euipazh prej 5,000 vetësh dhe nuk ka plane për ndalimin e operacioneve, thanë autoritetet. Zyrtarët refuzuan të japin të tjera detaje duke argumentuar se “kjo ndihmon kundërshtarët e SHBA”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA