Koronavirusi në Itali/ 6205 persona nga stafi mjekësor të infektuar, 37 kanë humbur jetën

26/03/2020 17:20

Tashmë vatra kryesore e koronavirusit në botë është kthyer Italia. Vendi përtej Adriatikut po njeh një shtim të frikshëm të numrit të infektuarve dhe të viktimave. Sipas raportimeve të fundit të paktën 37 mjekë kanë humbur jetën nga pandemia globale, ndërsa më shumë se 6.000 nga stafi mjekësor janë të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

Federata Italiane e Profesionistëve Mjekësorë, raportuan së fundmi dhe tre vdekje të reja të mjekëve, konkretisht në Bergamo, Foggia dhe Napoli, duke çuar në një total prej 37 viktimash mjekë në të gjithë vendin.

“Ajo që ne po përballemi çdo ditë është një bulletin i vërtetë i luftës. Familjarët vajtojnë të vdekurit e tyre nga kjo pandemi”, u shpreh Filippo Anelli, president i federatës së mjekëve. Po ashtu kjo federatë ka paralajmëruar se numri i vdekjeve tek mjekët mund të jetë shumë më lartë në të ardhmen. Sakaq, kujtojmë që deri më tani në të gjithë vendin si pasojë e virusit korona kanë humbur jetën 7,503 persona ndërsa 74,386 të tjerë janë shpallur të infektuar shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA