FBI vret supremacistin e bardhë që do të hidhte në erë spitalin e Missouri, prej reagimit të ngadaltë ndaj koronavirusit

26/03/2020 17:05

Një 36 vjeçar u vra me armë dje nga FBI pasi po kërkonte të hidhte në erë me kamion me ekspozivë një spital, i zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i qeverisë federale amerikane ndaj koronavirusit

Timothy Wilson u qëllua nga agjentët e FBI që shkuan për të kontrolluar shtëpinë e tij në Belton, Missouri. Ai vdiq me vone ne spital.

FBI po ndiqte prej muajsh Wilson si i dyshuar ekstremist i bardhë, racist, per intolerancë fetare dhe mosbesim ndaj qeverisë.

Ata thanë se Wilson kishte planifikuar të sulmonte me automjet me eksplozivë një spital pranë Kansas City ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

Sipas raportit të policisë Wilson ishte i zhgënjyer nga masat e qeverisë federale për epideminë e koronavirusit prandaj donte ta vinte këtë në dukje meaktin e vrasjeve masive.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA