Vatikani drejt mbylljes pas infektimit me koronavirus të bashkëpunëtorit të Papa Françeskut

25/03/2020 19:49

Covid-19 duket se ka hyrë në ndërtesën kryesore Santa Marta, të klerit të Vatikanit teksa ka infektuar një bashkëpunëtor të Papa Françeskut që banonte prej vitesh aty.

Kleriku rezultoi pozitiv ndaj tamponit testues dhe u dërgua me urgjencë në spital për kontrolle.

Gjendja e tij nuk ishte shqetësuese por frika ka nisur për përhajen e mundshme në stafin e Selisë së Shenjtë teska siç raportohet nga IlMessaggero, vetë Papa dhe klerikët e lartë kanë nisur vetë-izolimin.

Ditët e fundit në Vatikan ishin mbyllur shumë zyra të rëndësisë dytësore dhe stafi ishte reduktuar në minimum si masë parandaluese për epideminë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel