“Rreziku i super-virusit”/ Salvini nxjerr videon: Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015-n

25/03/2020 20:37

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i nevojshëm vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”

Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015; ku fundi i emisionit shtronte pyetjen: “A ja vlen rreziku?”.

“Është një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë të marrë nga lakuriqët me virusin Sars dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit”.

“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh”, thuhet në atë emision i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.

Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar videon në fjalë nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015. Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm

Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” me virusin Sars, që shkaktoi pneumoni akute megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.

“Me të vërtetë kjo pikërisht kjo molekulë e quajtur SHCO14- vazhdon emisioni- që lejon koronavirusin të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke nxitur sindromën.

Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.

Dhe është pikërisht kjo mundësi që ngre shumë polemika. Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.

++ VIDEO DEL 2015: I CINESI PRODUCONO IL SUPERCORONAVIRUS ++

?‼INCREDIBILE!!!‼?Da Tgr Leonardo (Rai Tre) del 16.11.2015 servizio su un supervirus polmonare Coronavirus creato dai cinesi con pipistrelli e topi, pericolosissimo per l'uomo (con annesse preoccupazioni).Dalla Lega interrogazione urgente al presidente del Consiglio e al Ministro degli Esteri.

Posted by Matteo Salvini on Wednesday, March 25, 2020

Top Channel