Pas Kinës dhe Kubës, Italisë i vjen në ndihmë edhe Rusia

25/03/2020 15:59

ITALI- Pas ndihmave nga Kina dhe nga Kuba, një tjetër shtet i ka ardhur në ndihmë Italisë. Bëhet fjalë për Rusinë, ku sipas kreu të qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ka bërë të ditur se sonte në mbrëmje në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia.

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana.

Kujtojmë që deri tani në Itali kanë humbur jetën 6820 persona dhe mbi 50 mijë janë infektuar. Pavarësisht mbështetjes që po merr nga shumë vende, situata në Itali vijon të jetë e rëndë edhe pse numri i personave të prekur është në rënie.

Top Channel