“Mos u tregoni idiotë”/ Babai me koronavirus u bën thirrje britanikëve: Qëndroni në shtëpi!

25/03/2020 11:18

Në gjendje të rëndë shëndetësore, një baba u lutet britanikëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos tregohen idiotë.

39-vjeçari Matt Dockray, nga Wakefield, West Yorkshire gjendet në kujdes intensiv, pasi ka probleme kritike me mushkëritë.

“Për të gjithë ata që mendojnë se thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë kaluar atë, kështu që do të jenë mirë – ju lutem mos u bëni idiotë. Unë nuk do ta dëshiroja këtë për asnjë armik. Madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’iu thënë lamtumirën, sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës”, tregon i riu.

Më tej shton:

“Për tre javë kam patur kollë që në ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke. Ditë për ditë, ndjehesha më keq, por vazhdoja – duke injoruar çdo këshillë familjare”.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel