Koronavirusi vret diplomatin e lartë britanik në Hungari

25/03/2020 19:03

37 vjeçari Steven Dick, zv. Shef misioni në ambasadën britanike në in Hungary, ka vdekur pasi ishte diagnostikuar me Covid-19.

Ministri i jashtëm britanik Dominic Raab tha: “Jam i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Steven dhe mendimet e mia shkojnë për prindërit e tij Steven e Carol. Steven ishte një diplomat i dedikuar dhe ka përfaqësuar vendin e tij me aftësi të mëdha e pasion”.

Deri tani dhjetë njerëz kanë vdekur në Hungari pasi janë prekur nga koronavirusi vrasës.

Shaun Walker, gazetar i të përditshmes britanike The Guardian, tha se Dick e kishte njoftuar javën e kaluar se ishte diagnostikuar me Covid-19 por tha se ndjehej “shumë mirë”.

Top Channel