Koronavirus/ “Ne bëmë tonën, tashmë ju bëni tuajën”, flasin veteranët e mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore

25/03/2020 18:32

Shpesh situata kaotike e krijuar si pasojë e koronavirusit, është konsideruar si një luftë. Një luftë me një armik të pa dukshëm, por mjaft të rrezikshëm, që të pushton dhe të vret pa kuptuar. Për të dhënë një mesazh ndaj kësaj “lufte”, ka menduar dhe një ndër veteranët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Harry Fenn, tashmë 95 vjeç.

Herry, ka lindur në Jersey të Britanisë dhe kur ishte vetëm 19 vjeç, zbarkoi në plazhet e Normandisë si mjek i Marinës Mbretërore, më gjashtë qershor të vitit 1944.

Me anë të një video, të publikuar në rrjete sociale, Harry, i bën thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse.

“Më 1944, unë i shërbeve vendit tim dhe bëra detyrën time. Tashmë është detyra juaj të uleni në shtrat. Ju lutem shpëtoni jetë”, u shpreh veteran.

Një tjetër veteran, Jack Bowden, 98 vjeç, nga Bolton, ka asistuar në prodhimin e penicilinës në Shkollën Mjekësore “Royal Navy” në Cleverdon, gjatë luftës. 98-vjeçari një javë më parë rezultoi mbartës i virusit korona. Gjithashtu edhe ai i bën thirrje qytetarëve të mbrojnë veten dhe të tjerët, duke qëndruar në shtëpi.

Ish-farmacisti u dërgua në një repart izolimi, pasi u “përqafua” me padneminë. Por u kthye në shtëpinë e të moshuarve para pak ditësh, pasi gjendja e tij u përmirësua dukshëm. Sakaq, edhe Britania e Madhe po njeh një shtim të frikshëm të numrit të infektuarve dhe viktimave, si pasojë e koronavirusit të ri. Si masë parandaluese për të minimizuar përhapjen e COVID-19, kryeministri i vendit Boris Johnson, ka urdhëruar qytetarët e tij të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin nga aty, vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel