Çmenduritë e të rinjve/ Sfidon koronavirusin duke lëpirë tubin e trenit

25/03/2020 16:39

Koronavirusi është sëmundja që ka alarmuar të gjithë globin. Ekspertët janë shprehur se transmetimi i këtij virusi bëhet më së shumti me anë të kontaktit, sesa përmes ajrit dhe për këtë arsye, qeveritë kanë urdhëruar që qytetarët të mbajnë një dinstancim social nga njëri-tjetri, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Mirëpo, disa të rinj janë duke “sfiduar” koronavirusin në rrjete sociale dhe si pjesë e sfidës lëpijnë objekte të ndryshme.

Më herët kemi transmetuar, një vajzë teksa lëpinte biden e tualetit, një tjetër duke lëpirë shampot në një supermarket dhe rasti më i fundit na vjen në brendësi të një treni.

Një i ri, në New York të Amerikës, i identifikuar si Zeeshan Ali, si pjesë të një shakaje për në rrjete sociale, ka lëpirë tubin mbajtës të një treni. Teksa Ali kryen këtë veprim, një person tjetër që i qëndronte pranë shihet duke u larguar i shqetësuar prej të riut.

Veprimi i Alit, por jo vetëm, ka shkaktuar një valë të gjatë kritikash nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e “dënojnë ashpër” këtë veprim të të riut.

Kujtojmë që së fundmi SHBA, është kthyer në vatrën më të re të koronavirusit në botë dhe sipas raportimeve të fundit, po njeh një shtim të madh të numrit të të infektuarve dhe viktimave.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel