Bllokada e koronavirusit në Indi; Policët godasin shkelësit me shkopinj teksa vendi tenton të mbajë mbyllur 1.3 miliardë vetë

25/03/2020 17:42

1.3 miliardë indianë janë urdhëruar dje të mos dalin nga shtëpia prej qeverisë teksa frika e përhapjes masive të koronavirusit do të shembte në mënyrë katastrofike sistemin e dobët shëndetësor të vendit.

Policia përdori sot shjkopinjtë e drurit e të gomës për të rrahuar njerëzit dhe për të zbrazur rrugët e kryeqytetit Neë Delhi që normalisht gumëzhijnë nga zhurma e aktiviteti.

Masa e marrë nga India e kalon dhe atë të Kinës ku rreth 760milionë nejrëz u bllokuan në rezidenca në janar, kur virusi përfshiu krahinën e Hubei.

India deri tanikaraortuar njënumër relativisht të vogël rastesh – 500 – në krahasim medhjetra mijëra në Evropë por ka frika se me kushtet e rënda të jetesës dhe varfërianë që zotëron në vend, epidemia mund të dalë jashtë kontrolli.

Ekspertët kanë thënë se rreth 500 milionë indianë mund të preken nga virusikëtë vit, që do të thotë të paktën 1 milionë vdekje të mundshme.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel