Gjurmë të koronavirusit të ri vrasës janë gjetur në sipërfaqet e kabinave të kroçerës së infektuar deri në 17 ditë pas largimit të pasagjerëve, njoftonin sot studiuesit, edhe pse nuk mund të shpjegohet nëse ishin ato që shkaktuan infeksionin.
Studiuesit ameriaknë analizuan mostra nga dhomat e pasagjerëve të infektuar të kroçerës famëkeqe Diamond Princess, ku qëndruan rreth 700 të prekur nga koronavirusi vrasës.
Mjeti gjigand u vu në karantinë për njëfarë kohe në Yokohama, Japoni, dhe ishte përhapja më e madhe e epidemisë jashtë Kinës në momentin e shpërthimit.
Analiza të mëparshme kanë treguar se virusi mbetet aktiv për disa ditë në sipërfaqe plastike apo çeliku inoks (më i përdoruri për ambjentet e brendshme) ndërsa më pka në bakër e karton.
Analizat e reja studiuan dhomat e papastruara por kërkimet kanëthënë se pastrimi i zakonshëm është plotësisht efektiv në vrasjen e virusit.
Koronavirusi ka shkaktuar mbylljen e plotë të industrisë së kroçerave në SHBA ku po rishikohen rregullat detare të sigurisë. Kjo industri është dëmtuar edhe më aprë nga epidemi të norovirusit, i njour gjithashtu si gripi i stomakut.
Top Channel