Policia autonome e Katalonjës “Mossos D’Esquadra” njoftoi për arrestimin e tetë personave të akuzuar për trafik droge, si edhe për organizminin e një orgjie, në një shtëpi të qytetit, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Policia ka mbërritur në gjurmët e kësaj shkelje, pasi njëri nga të ftuarit në këtë festë, i telefonoi ata, në lidhje me këtë gjë. Gjatë kontrolleve, policia gjeti tipe të ndryshme të substancave të ndaluara:, si kokaine dhe ekstazi.

Sipas raportimeve, orgjia ishte organizuar nga rreth 20 persona, por deri në atë moment vetëm tetë prej tyre ishin paraqitur në apartamentin e zonës Carrer Casp, të kryeqytetit katalan. Mësohet se apartamenti ishte marrë me qira, si shtëpi “turistike” nga njëri prej pjesmarrësve.

Policia ushtroi kontroll ndaj të gjithë personave, por ndaj njërit që shfaqte kollë, aplikoi tampon testimi, por rezultatet ishin negativ. Më pas grupi u arrestua dhe tashmë akuzohen për shkelje të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur nga qeveria, si edhe për përdorim dhe zotërim drogërash.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA