Koronavirusi; Trupa të vdekur e të braktisur gjenden nga ushtria në azilin spanjoll

24/03/2020 20:08

Ministrja spanjolle e mbrojtjes Margarita Robles tha se ushtria kishte parë “të moshuar totalisht të braktisur, në mos të vdekur në shtretërit e tyre në azilin e Madridit” ku më parë kishin vdekur 19 vetë nga koronavirusi.

Zbulimi i vrazhdë u bë teksa ushtria është ngarkuar me dezinfektimin e azileve për të moshuarit. Tashmë prokurorët po hetojnë për krime të mundshme një institucion në Madrid ku trupat e viktimave u gjetën në dhomat e tyre nga njësitë ushtarake të emergjencës.

Autoritetet rajonale konfirmuan dje se 21 njerëz kishin vdekur në azilin e të moshuarve Domus Vi pranë Alicante. Ministrja Robles tha në televizion se ushtria kishte gjetur njerëz gjysmë të vdekur në krevatet e tyre.

“Ne do të jemi të ashpër me këta njerëz dhe do të sigurojmë që pensionistët të marrin trajtimin e duhur në këto qendra. Forca e plotë e ligjit do të bjerë mbi ata nuk plotësojnë detyrimet e tyre”,tha ajo.

Monte Hermoso, pranë Madridit ishte azili i parë që u identifikuar javën e shkuar si qendër vdekjesh masive nga koronavirusi. Numri i vdekjeve atje megjthse nuk u raportua, u cilësua si më i madhi nga një vend i vetëm në Spanjë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel