Tubacioni i naftës Druzhba gati të rikthehet në funksion pas sulmit ajror rus, Zelensky: Presim që Budapesti të japi 90 miliardë euro ndihmë për Ukrainën 21/04 18:08
Sot, më 24 mars, ishte radha e një tjetër shteti për t’u vendosur në izolim, si pasojë e koronavirusi, Britanisë. Qytetet në Britani janë parë si kurrë më parë, thuajse të zbrazura dhe kjo, për të minimizuar përhapjen e virusit famëkeq, që po merr qindra jetë njerëzish dhe në këtë vend.
Autoritetet, kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej aty, vetëm nëse do të blenë ushqime apo ilaçe, shkruajnë mediat e huaja.
Sakaq, sikurse edhe Italia dhe Spanja më herët, tashmë Britania ka marrë pamjen e një “shteti fantazmë”. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.
Top Channel