Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe të ndihmojë ekzekutivin e vendit të përballet me kriza.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christin Heldt ka njoftuar se së bashku me zyrtarët francezë, i kanë nisur një notë proteste zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që të kërkojë nga lideri i partisë së tij, të qëndrojë në qeveri.
“Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kanë nisur kërkesë të përbashkëtzëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy shteteve tona, që të qëndrojë në krah me popullin e Kosovës në këtë krizë. E ftojmë LDK-në të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit dhe të mbajë qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, shkruan ambasadori Heldt në një postim në Twtter.
????Ambassadors joint demarche to DepPM @Avdullah Hoti stepping in for chairman @IsaMustafaKS to voice concerns of both capitals. ???? stay at the side of #Kosovo people in crisis. Invite #LDK to reconsider no-confidence vote & maintain trusted and stable gov to face challenges.
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) March 24, 2020
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm, Agim Veliun.
LDK-ja po ashtu ka thënë se nuk është pajtuar me Kurtin sa i përket heqjes së taksës 100 për qind, ku partia e Mustafës po kërkon heqjen e plotë dhe pa kushte, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, ka nisur heqjen e taksës hap pas hapi.
Top Channel