Doktoresha e koronavirusit: I kërkoj pacientëve nëse preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpi

24/03/2020 20:57

Një doktoreshë britanike që i bën thirrje publikut të marrë seriozisht masën e qëndrimit në shtëpi tha sot se gjatë punës së saj është e detyruar t’i kërkojë pacientëve të koronavirusit të zgjedhin nëse preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpinë e tyre.

Dr Katie Sanderson, 32 vjeçe, e spitalit të mjekësisë akute në Londër, konfirmon se epidemia Covid-19 po avancon me shpejtësi të madhe në vend, teksa shton se reparti i emergjencës është transformuar krejtësisht nga numri i madh i pacientëve.

Mjekja shpërthen në lot teksa sheh njerëzit që nuk zbatojnë rregullin e distancimit social, ndërsa në një intervistë në radio thotë: “Reparti ynë i emergjencës u tranformuar krejtësisht javës që shkoi nga numri i madh i pacientëve që vinin çdo ditë. Me pacientët e koronavirusit apo familjarët e tyre kam nisur të bëj biseda të tipit, nëse preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpi pasi këtu ata nuk lejohen të presin vizitorë. Deri një javë ma parë nuk kisha imagjinaur biseda të tilla”.

Dr Sanderson kërkon më tej ndihmë nga kompanitë për të furnizuar me celularë pacientët e koronavirusit që të mund të komunikojnë me familjet e tyre. “Unë jam 32 vjeç por ka kolegë të mi këtu që kanë shkruar testamentet e tyre prandaj kjo duhet marrë seriozisht”.

Megjithse Londra është epiqendra e epidemisë në Britani, Dr Sanderson paralajmëron se shumë shpejti gjithë vendi do të goditet po aq fort, prandaj i kërkon publikut të mendohen mirë para se të dalin nga shtëpia.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel